Ofertë fantastike për modelet e reja Mercedes-Benz A-Class, C-Class dhe GLC

Tuesday, 18 June 2019 18:57

Mundësi financimi deri në 90 % të vlerës së mjetit me normat më të mira në treg

Tiranë - Auto Star Albania ka prezantur për publikun ofertat për modelet më të fundit për modelet A-Class, C-Class dhe GLC, ku krahas çmimeve fantastike për secilin model, klientët e rinj do të përfitojnë dhe 5 vite garanci dhe plot dhurata të tjera. Ofertat janë të vlefshme duke filluar nga data 15 qershor 2019 dhe do të zgjasin deri në fund të verës. Përveç çmimeve fantastike, modelet e reja në oferta dhe modelet e tjera Mercedes-Benz do të shoqërohen dhe me disa paketa shumë interesante financimi. Auto Star Albania, është i pari distributor dhe i vetmi përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG për Shqipërinë dhe që nga viti 2015 pjesë e Kastrati Group. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të çertifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz për automjetet e reja dhe shërbimet e Servisit.
A-Class i ri me 5 vite garanci dhe 2 000 litra karburant dhuratë
A-Class i ri, një prej modeleve më rinorë të Mercedes-Benz, këtë verë mund ta bëni tuajin me çmime fantastike dhe një paketë dhuratash tejet interesante; me 5 vite garanci dhe 2 000 litra karburant dhuratë. Përveç garancisë standarde 2-vjeçare të prodhuesit, Auto Star Albania dhuron për klientët e saj të njëjtën garanci dhe për 3 vite të tjera, ndërsa klienti nuk paguan asgjë. E llogaritur në vlerë, garancia e zgjatur ka një vlerë e goxha të konsiderueshme dhe më kryesorja mjeti është i garantuar për 5 vite. E gjithë kjo paketë i dhurohet klientit menjëherë me blerjen e mjetit dhe klienti mund t’i përdorë ato sipas dëshirës. E përkthyer në kohë, referuar konsumit dhe mesatares së kilometrave të përshkruara, klienti përfiton mesatarisht 2,5 vite karburant falas.
Për ta bërë sa më të prekshme, Auto Star Albania ka përgatitur dhe disa paketa financimi shumë të leverdishme, ndërsa norma e interesit është më e mira në treg, duke filluar nga 3.99%. Mundësitë e financimit përfshijnë financimin e automjetit deri në 90 % të vlerës. Pra shuma e parapagimit fillon nga 10 % të vlerës së automjetit, ndërsa periudha e financimit është zgjeruar deri në 6 vite. Kjo përkthehet në këste mujore më të ulëta dhe më të përballueshme dhe me normë interesi shumë më të leverdishme për klientët.
A-Class i ri vjen me një kombinim perfekt i dizajnit modern me interiorin luksoz, i kombinuar dhe me sistemet më të fundit të asistencës. Teknologjikisht, A-Class është modeli më i kompletuar falë MBUX - Mercedes-Benz User Experience, e cila është fjala e fundit e teknologjisë në industrinë e automobilëve dhe ofron një sërë lehtësirash dhe avanazhesh dhe më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë segment, të njëjta me funksionet e modeleve S-Class.
C-Class i ri duke filluar nga 40 000 Euro, plus 5 vite garanci dhuratë
C-Class i ri, modelin më të shitur dhe më të pëlqyer i Mercedes-Benz, nga 15 qershori mund ta bëni tuajin për vetëm 40 000 Euro, ndërsa Auto Star Albania dhe Kastrati Group ju dhuron dhe 5 vite garanci për mjetin. Në ofertë janë dy modele Mercedes-Benz C-Class me 0 km. C-Class i ri me opsione standarde ofrohet për klientët për vetëm 40 000 Euro dhe përveç çmimit fantastik, shoqëroht dhe me 5 vite garanci, (2 vite përfshijnë garancinë standarde të prodhuesit dhe Auto Star Albania ju dhuron të njëjtën garanci dhe për 3 vite të tjera).
Ndërsa Mercedes-Benz C-Class me Look AMG me 0 km ofrohet për 45 000 Euro. Dhe ky model shoqërohet me 5 vite garanci. Pra, 2 vite garanci përfshijnë garancinë e prodhuesit, ndërsa Auto Star Albania i dhuron klientëve të saj të njëjtën garanci dhe për 3 vite të tjera. Është një zbritje dhe dhuratë goxha e konsiderueshme, krahasuar dhe me çmimet dhe ofertat në vendet ventet e tjera të Europës.
Moderi i ri C-Class (Facelift) vjen i përshtatur totalisht dizajnin modern të Mercedes-Benz me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është rinovuar tërësisht, të cilët përfshijnë gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experiencë, sistemet më moderne të arsitencën dhe sigurisht hapësira më të bollshme dhe komoditet maksimal. Të dy modelet në ofertë janë të pajisur me motorë të rinj 200 d, të cilët janë më të fuqishëm dhe më efikasë së modelet e gjeneratës së mëparshme. Ndërkohë, konsumi i karburantit dhe emëtimet janë reduktuar ndjeshëm.
GLC me çmim fantastik dhe 5 vite garanci
GLC, një nga SUV-ët më të pëlqyer të Mercedes-Benz, këtë verë ofrohet më çmime fantastike nga Auto Star Albania. Pjesë e paketës së ofertës është dhe garancia 5 vjeçare, e cila përfshin paketën e garancisë 2 vjeçare të prodhuesit dhe 3 vite garanci dhuratë nga Kastrati Group. Modelet e reja të GLC janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të sistemeve ndihmëse, ndërsa konsumi i karburantit është reduktuar me 19 % krahasuar me modelet e mëparshme.
Risi tjetër e Kastrati Group është dhe mundësia e shkëmbimit të automjetit të vetë klientit, pavarësisht markës së automjetit të klientit. Pra, nëse një klient dëshiron të blejë një autoveturë Mercedes-Benz, Auto Star Albania vlerëson makinën e vjetër të klientit, dhe ky i fundit mund të plotësojë diferencën. E thënë ndryshe, klienti ska pse të shqetësohet për shitjet e autoveturës së tij të vjetër...
Në showroomin e Auto Star Albania do të gjeni të gjitha modelet më të fundit Mercedes-Benz, të reja dhe të përdorura (të çertifikuara), furgonë, kamionët dhe autobuzët Mercedes-Benz me çmime fantastike. Auto Star Albania gjithashtu ofron të gjitha shërbimet e servisit për autoveturat furgonët dhe kamionët Mercedes-Benz, me pjesë këmbimi origjinale me 2 vite garanci për autoveturat dhe 1 vit garanci për furgonët dhe kamionët. Çdo gjë Made in Germany, ku çdo produkt dhe çdo shërbim mban vulën Mercedes-Benz dhe prej 2015 dhe vulën e cilësisë të Kastrati Group.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...