Tre fëmijë prehen brenda një varri në Fushë- Krujë

Hënë, 16 Prill 2018 20:24

Toka në pronësi të kishës katolike e lënë në dispozicion për varrezë është kthyer në mollë sherri mes fiseve katolike në fshatin Bilaj të Fushë - Krujës.

Pal Perlesi një nga banorët e fshatit është shprehur për “Boom ” se në vitet 1997 dhe 2002 ka varrosur dy fëmijë të lindur të vdekur, një gjashtë dhe tjetri shtatë muajsh, në tokën që i është caktuar nga komisioni i kishës.

Një vit më parë bashkëfshatari i tij, ka varrosur në të njëjtin vend, djalin e tij. Sot familjet gjenden në konflikt, ndërkohë që ky varr mendohet se mban brenda tre fëmijë!

Pal Perlesi: Para shumë vitesh mua më ka lindur një fëmijë i vdekur. Njëri është në 1997 tjetëri në 2002. I kam kërkuar komisionit të Kishës edhe më ka caktuar një copë të vogël për varrezë si gjithë fshatarët e tjerë. Edhe Pjetër Vlashit i vdiq djali dhe më vjen keq që i ka ndodhur. E ka marrë djalin dhe nuk e ka varrosur tek varrezat e veta, por ka ardhur dhe ka zënë varrezat e mia. Dy fëmijët e mij janë varrosur aty ku ka bërë bazamentin e betonit ku ka varrosur fëmijën Pjetër Vlashi.

Gjyshja që ka varrosur dy fëmijët e lindur të vdekur është gjallë.

"Kam ardhur dhe i kam shtrirë këtu. Fëmijët ishin të formuar, por të vegjël", rrëfen gjyshja.

Në zonë vazhdojnë të mbizotërojnë paragjykimet. Pal Perlesi ka ardhur nga Mirdita para 30 viteve në fshatin Bilaj, ku jetonte gruaja e tij. Ai thotë se sulmi ndaj tij është sulmi, ndaj një jabanxhiu, të cilin duan ta kthejnë nga ka ardhur.

Ndre Stojani, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së varrezave të kishës pranon se tokën ja ka dhënë ai Pal Perlesit dhe shprehet se njerëzit ka ardhur koha t`i tejkalojnë paragjykimet.

Ndre Stojani: Tokën ja dhashë vetë Parl Perlesit dhe i kam dhënë se unë nuk i bie hasha Palit sepse është ardhur ai.

Familja e të riut të varrosur vitin e kaluar në po të njëjtin vend me dy fëmijët e lindur të vdekur, shprehet se vendin e kanë gjetur disa kushërinj të tyre, ndërsa këta të fundit pretendojnë se parcelën e kanë pastruar ata dhe ajo tokë është e fisit të tyre.

Lufta e varreve do të vijoj nesër në “Boom” më të tjera materiale, ndër to dhe deklaratën e fortë e prokurorit të çështjes, i cili shprehet se kemi aq shumë probleme me të gjallët, sa s`na del koha të merremi edhe me të vdekurit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...