×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Biskota të shëndetshme tërshëre me banane dhe kokos

Tuesday, 17 Prill 2018 11:16

Për të realizuar këtë rexetë gatimi ju duhen këto përbërës:

– 100 g miell integral,
– 85 g kokos ( miell kokosi ),
– 85 g miell të trashë tërshëre apo ndonjë miell tjetër,
– 70 g sheqer të kafenjtë,
– 2 lugë kakao,
– 1 banane e pjekur,
– 1 lugë mjaltë,
– 4-5 lugë lëng portokalli,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 lugë ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, kokosin, miellin e tërshërës (sipas dëshirës imtësojeni pak) dhe sheqerin.

Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë dhe lëng portokalli.

Zbërtheni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur, shtoni përbërësit e njomë në përbërësit e thatë dhe përzieni derisa të bëhet masa e njëjtë.

Me lugë nxirrni përbërjen dhe bëni topa të mëdhenj dhe më pas nxirrini në tepsi në të cilën keni vënë letër për pjekje dhe shtypni pak që të bëhen më të sheshtë.

Piqni në furrën e nxehur 10 – 15 minuta.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 11:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...