Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Laç-Milot.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një 70-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.