Ministria e Kulturës ka lënë në harresë Pavionin e etnografisë. Afërdita Onuzi: 4 vite që ka mbaruar!

E Enjte, 19 September 2019 14:39

Pavioni i etnografisë vazhdon të qëndrojë i mbyllur në Muzeun Historik Kombëtar. Ndër vite specialistë të ndryshëm kanë folur për pavionin, që do të shërbente dhe si një muze etnografik, i munguar deri tani në Tiranë. Për pavionin është punuar prej vitesh, por për specialistët është e papranueshme, që vazhdon të qëndrojë mbyllur. Specialistja dhe kuratorja Afërdita Onuzi shprehet se nuk di çfarë po bëhet me këtë pavion, që është në dy katet e Muzeut Historik Kombëtar. Në reagimin e saj etnografja e njohur, që dhe më parë ka reaguar për këtë problem shpreh keqardhjen, që edhe pse u bë një punë prej vitesh ende qëndron mbyllur. “Unë nuk e di se çfarë po bëhet me pavionin e etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar, që do të kishte dhe rolin e një muzeu. Jam marrë shumë me atë pavion dhe më dhemb, që nuk është hapur akoma në Muzeun Historik Kombëtar”, pohon etnografja Onuzi. Sipas saj, nëse ky pavion do të ishte hapur ai do ti shërbente shumë edhe turistëve të huaj, që vijnë në Tiranë. Etnografja Afërdita Onuzi shton më tej se, që para katër vitesh ai ka mbaruar dhe pritej vetëm të jepte miratimin Ministria e Kulturës për hapjen e tij. “Këtë pavion nuk e kërkoj vetëm unë që të hapet dhe mos qëndrojë mbyllur, por dhe turistët që vijnë, sepse duan ta njohin Shqipërinë dhe trashëgiminë tonë kulturore, pasi nuk kanë asnjë lloj informacioni, vetëm nëse arrijnë të shohin ndonjë botim. Pavioni i etnografisë për mua, që para katër vitesh ka qenë i mbaruar, por se përmend kush më. Objektet janë vendosur dhe rrinë në pluhur, nuk di se çfarë bëhet. Nga fondet tona për atë pavion atje u morën disa nga objektet më të mira, por ka dhe ekzemplarë unikal dhe rrinë mbyllur. Por gjithçka varet nga Ministria e Kulturës për hapjen e pavionit”, shprehet etnografja e njohur Afërdita Onuzi.

 Pavioni i etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar ka një histori të gjatë. Një projekt, që filloi në vitin 2007. Etnografja Afërdita Onuzi shprehet se nga Ministria e Kulturës nuk është treguar interes për pavionin e etnografisë. “Ne nuk kemi punë me MHK, i cili varet nga Ministria e Kulturës. Problemin e kemi me ministrinë. Unë nuk shikoj, që të ketë Ministria e Kulturë interes për pavionin. Përgjigjen për pavionin duhet ta japë ministria, por unë i kam humbur shpresat totalisht dhe vetëm më dhimbsen objektet. Ju them atyre në muze, ruani objektet që janë në atë pavion. Kanë qenë të dy kate, sepse është jeta në fshat dhe qyteti ,kështu ka qenë i konceptuar. Nga ata që ishin më parë u tha që do ta rikonceptojmë, por ka 4 vjet dhe asgjë. Por unë nuk e di ku konsiston rikonceptimi. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më me vitrinat dhe objektet”, shprehet më tej etnografja Afërdita Onuzi. Me apelin e saj drejtuar Ministrisë së Kulturës, që të mendojë për pavionin e etnografisë, etnografja Afërdita Onuzi kujton se janë punuar disa vite për krijimin e tij, ku nuk kanë munguar edhe problemet. “Për ta ngritur atë pavion e kanë mbështetur organizmat ndërkombëtarë si PNUD, etj. Njëherë u bë platforma, më pas janë vënë objekte, për të cilat është punuar dy vjet. Pra si procedurë për të arritur deri në fazën që flasim tani ka zgjatur mbi dhjetë vjet puna. Dikur u bënë disa vitrina, që unë si pranova dhe erdhën të tjera. Sapo u mbaruan duhej të vendoseshin vetëm diçiturat, që u bënë gati dhe do të shtypeshin, por u ndërpre puna. Tirana nuk ka muze etnografik dhe do ta luante atë rol ky pavion”, pohon etnografja Afërdita Onuzi. Sipas specialistëve, më shumë se 1000 objekte nga të gjitha trojet shqiptare do të jenë pjesë e pavionit të shumëpërfolur. Në dy katet e pavionit etnografik do të prezantohet trashëgimia materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve ndër shekuj, veshje popullore të krahinave të ndryshme, doke, zakone e mënyrë jetese në fshat dhe qytet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...