Është tetor dhe kultivuesit e qepës në fushën e Korçës thonë se kanë hedhur dhjetëra kuintal në kanale. Fermerët thonë gjithashtu se prodhimi nisi të kalbej pasi e mblodhën nga ara. Për kërë gjendje ata fajësojnë farat, sipas tyre të skaduara. Ndaj kërkojnë më shumë kontrolle nga institucionet e bujqësisë.
Një fermer thotë se kjo situatë nuk i ka ndodhur asnjëherë në 13 vite që ai kultivon qepën.
"Si këtë vit nuk ka ndodhur asnjëherë. E ka fara brenda"
Fermerët thonë se këtë vit janë të humbur dhe do të duhet të marrin kredi për të paguar punëtorët, pasi shitjet nuk i mbulojnë shpenzimet.
"Kam hedhur 20 mln lekë, unë nuk marr dot lekët që të shlyej punëtorët. Tani do marr kredi në bankë që të paguaj punëtorët"
Mungesa e tregut për shitje, ndër vite i ka detyruar fermerët e Korçës të hedhin prodhimin bujqësor. Kjo ka bërë që disa prej tyre të heqin dorë nga toka.
"Që kur jam djegur nga kjo punë, i flaka dy vjet rresht nuk merrem më me këtë punë. Jam betuar dhe as për të ngrënë nuk kam mbjellë"
Më të njëjtën problematike në Korçë u përballën edhe fermerët që kultivuan patate, që u dëmtua nga krimbi i zi.