Drama e dy motrave me probleme psikologjike / U përdhunuan nga banorët e fshatit në Krujë dhe sjellin në jetë fëmijët

E mërkurë, 23 October 2019 21:26

Në fshatin Brret të Krujës, jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjesëtarët e kësaj familje janë me probleme mendore.

Familja është strehuar në një banesë të braktisur nga një banor vendas, jetojnë edhe dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, të dyja me probleme mendore.

Dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa here, policia e ka kthyer në shtëpi. “Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.” Ndërsa në banesë, është gjendur vetëm Dëshira, motra më e vogël.

Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për ti larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.

Familja duhej çuar në institucione rehabilituese që merrem me problem të tilla, por neglizhenca e institucioneve kanë lënë këtë familje të jetojë me ndihmën e bashkëfshatarëve. 3 vite më parë, vëllai i motrave ndërroi jetë, por ende nuk dihen shkaqet. / Fax

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...