U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat lukoze!

Premte, 25 October 2019 10:09

Në paketën fiskale 2020 qeveria ka lehtësuar taksimin për makinat e luksit duke amortizuar vlerën e tyre me 10% në vit.

Me ketë ndryshim, shpjegohet në relacion, Ministria e Financave po synon saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushë një automjet për t’u konsideruar automjet luksi. Aktualisht në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, përcakton se “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri ne? 6+1, e cila plotëson te? paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

-Cilindrate?n te? barabarte? ose me? te? madhe se 3000 cm3; ose

-Vlerën/çmimin te? barabarte? ose me? shume? se 5 000 000 leke?.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Gjithashtu është parashikuar se vlera e shitjes së automjeteve të klasifikuara si “Automjet luksoz” nuk mund të jetë më e vogël se vlera e mjetit të amortizuar sipas amortizimit.

Ministria e Financave shpjegoi se ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me uljen vit pas viti të vlerës se mjeteve të klasifikuara si mjete luksi. Të tilla kërkesa-padi apo ankesat nga pronarët e mjeteve për çmimin e mjetit, janë një numër i konsiderueshëm, fakt ky i cili ngarkon me kosto financiare që rëndojnë statusin e DPSHTRR-së, si person juridik, publik, i cili vetëfinancohet.

Gjithashtu kanë ndryshuar penalitetet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura me gjoba të vendosura për detyrime tatimore të të njëjtës natyre të parashikuara në ligjin për Procedurat tatimore.

Në nenin 4, pika 3 e ligjit aktual “Për Taksat Kombëtare” përcaktohet “…Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj bëhet zëvendësimi i togfjalëshit “prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit” zëvendësohet me togfjalëshin “sipas nenit 114 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar” dhe togfjalëshi “18 për qind” zëvendësohet me togfjalëshin “25 për qind”.

Ndryshimet e mëtejshme synojnë rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej pesë për qind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Aaktualisht përcaktohet se për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme pe?r automjetet luksoze, zero për qind.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, taksa e regjistrimit fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze, bëhet 5 pe?r qind.

Ky propozim vjen për arsye se DPSHTRR-ja duke qenë me statusin e personit juridik, publik, i cili vetëfinancohet dhe nga ana tjetër kostot janë relativisht të larta për ndryshime të kritereve për klasifikimin e mjetit si “automjet luksoz” në sistemin informatik. Mungesa e të dhënave për vlerën e mjetit në sistemin informatik e DPSHTRR ka bërë që puna për kontrollin, plotësimin dhe saktësimin e vlerës së mjetit, për të gjithë ato mjete të cilat mendohej se mund te klasifikohen si “automjet luksoz”, janë realizuar shpenzime përkatëse të konsiderueshme sidomos në burime njerëzore, në një kohë që DPSHTRR si agjent nuk përfiton asnjë të ardhur nga kjo taksë. Gjithashtu DPSHTRR, për të realizuar arkëtimin e taksave dhe për të qenë sa më afër taksapaguesve ka hapur zyra edhe në rrethe të tjera.

Gjithashtu këto ndryshime synojnë shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara për t’u përjashtuar nga taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...