Qëndra me presion të ulët (U) atmosferik e pozicionuar në Ballkanin Veriperëndimor do të influencojë reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë.
Edhe nesër vendi ynë në mesditë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë, i cili do të shkaktojë rreshje shiu dhe stuhi në Ultësirën Perëndimore.
Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 6 lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 11/21°C
Zonat e ulëta 17/26°C
Zonat bregdetare 19/27°C