Sot reshje intensive shiu, zonat e rrezikuara nga përmbytjet

E Enjte, 07 November 2019 08:16

Ditën e sotme, e enjte 7 nëntor, priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin. Sipas IGjEUM, intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë orëve të ditës. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e mërkurë, dt.06) për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin. Për arsye të RRITJES SË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET VËRSHUESE përgjatë ditëve (e mërkurë, dt.06) dhe (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për përmbytje të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zonave urbane për të GJITHA QARQET e vendit. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe

PARALAJMËRIM në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive. Për shkak të intensitetit të reshjeve janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë. Nesër (e enjte, dt.07) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 16 / 17 °C
në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.06) dhe nesër (e enjte, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

h

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."