Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e qëndrës me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon, e cila po kushtëzon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë kushte amtosferike të pastabilizuara.
Moti sot do të jetë i vranët në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje shiu dhe bore për shkak të masave ajrore më të ftohta.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë të ulëta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -1/6°C
Zonat e ulëta 5/15°C
Zonat bregdetare 8/15°C
Kosova
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C në mëngjes deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.