Paratë nga emigrantët shënojnë rekordin e një dekade

E mërkurë, 11 December 2019 10:05

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë.

 
1 / 1
 

Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ënë krahasim me perudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri.

Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar. Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...