Studimi për zonat me rrezik tërmeti në Shqipëri, Profesori grek: Lëkundja kryesore ishte më 26 nëntor

Diel, 15 December 2019 12:25

Ndonëse tërmeti i 21 shtatorit është konsideruar në diskutimet e fundit si paragodtitje për tronditjen që toka do të pësonte më 26 nëntor, profesori grek i Gjeologjisë, Spiros Pavlidis, tregon se e vërteta sipas tij është tjetër.

Si hartues i një studimi që i paraprin ndërtimit të TAP në vendin tonë, gjeologu pohon në një intervistë për “Neës 24” se tërmeti i 21 shtatorit, ndryshe nga sa është thënë, ishte një tërmet kryesor.

“Shërbimi gjeologjik amerikan e ka bërë këtë studim dhe ka veçuar lëkundjet që ndoqën një fenomen dhe paralajmëronin ardhjen e tjetrit”, shpjegon gjeologu.

Profesor Pavlidis, si njohës i mirë i natyrës sizmike të vendit tonë, si do ta klasifikonit tërmetin e 26 nëntorit dhe duke qenë se studioni në vijimësi lëkundjet sizmike, a e prisnit një tërmet kaq të fuqishëm në këtë zonë?

Parashikimi i tërmetit nuk është i mundur të bëhet në asnjë vend të botës. Nuk bëhet as shkencërisht. Unë kam bashkëpunuar me shkencëtarë shqiptarë tepër të aftë, të cilët po ashtu kanë bërë studime. U bazuam edhe në punën e tyre, si për programin e posaçëm europian, ashtu edhe për vepra të mëdha, si për shembull TAP.

Territori juaj, si dhe ai grek, ndahet në disa zona sizmologjike. Ne sizmologët grekë, shqiptarë, amerikanë, italianë, në bashkëpunim, e kemi ndarë territorin në zona ku përfshihen rrudhjet/çarjet e caktuara. Nga përllogaritjet e tërmeteve të matura nga aparaturat, 100-vjeçarin e fundit, por edhe nga historiku i vjetër i regjistruar, vlerësohet dinamika e zonës sizmologjike. Për territorin shqiptar, zonat sizmike japin lëkundje sizmike deri në 6.7-6.8 rihter.

Ne, së bashku me gjeologët shqiptarë, e shqyrtuam më tej studimin, pasi si nga ana jonë dhe e gjeologëve shqiptarë është ndërtuar një hartografi e detajuar e rrudhjeve që janë aktive dhe që mund të shkaktojnë tërmet, pavarësisht se kur mund të ndodhte, e për çdo rrudhje kemi përcaktuar magnitudën.

Në zonën e Durrësit, meqë studimi atëherë është bërë për kërkime nafte me të ashtuquajturat metodat sizmike, e vlerësuam se është zonë sizmike. Të njëjtin vlerësim bëmë për gjithë Shqipërinë e Jugut.

Ju studioni zona të caktuara, të qëndrojmë pak te studimi dhe vlerësimi i çarjeve sizmike. Ditët e fundit vihet re një aktivizim i mjaft rrudhave, një sërë tërmetesh në Kretë, në Itali, gjë që shkakton shqetësim për faktin nëse janë “zgjuar” disa rrudhje/çarje?

Në shtator kishit një tërmet në të njëjtën strukturë sizmike, e thënë thjesht në të njëjtën çarje. Atëherë, tërmeti i shtatorit në Durrës kishte si lëkundje parasizmike, ashtu dhe aktivitetin passizmik dhe specialistët e konsideruan tërmetin kryesor. Kjo ka ndodhur shpesh në Greqi, tërmeti i Selanikut, dhe në Turqi.

Ekzistojnë teori se në shtator, nuk ishte tërmeti kryesor por lëkundje parasizmike e tërmetit të nëntorit…

Në fakt ishte tërmeti kryesor, një fenomen i plotë. Por atëherë duhej bërë një studim më i hollësishëm dhe ju keni specialistë aq të mirë dhe rrjet shumë të mirë sizmik në Shqipëri. Plus që tani ka rrjet ballkanik e europian për tërmetet. Duhej, atëherë, të bëhej menjëherë një studim i hollësishëm ku të veçoheshin lëkundjet passizmike të tërmetit kryesor të 21 shtatorit nga lëkundjet parasizmike të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Shërbimi gjeologjik amerikan e ka bërë këtë studim, ka veçuar lëkundjet që ndoqën një fenomen dhe paralajmëronin ardhjen e tjetrit.

Domethënë ekzistonin të dhënat, por nuk u evidentuan…

Ky është një proces pak i vështirë.

Ndoshta nuk ishte koha e mjaftueshme?

Tërmeti i 26 nëntorit është tërmet kryesor, mjaft sipërfaqësor. Ka dhënë lëkundje parasizmike e passizmike, për ne është një fenomen me aktivitet mjaft të pasur, sidomos passizmik. Për këtë arsye, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, do ketë lëkundje passizmike për muaj të tërë dhe për disa vite do ta ndjeni fenomenin.

Keni bashkëpunuar me specialistë e shkencëtarë të nivelit të lartë shqiptarë, keni marrë pjesë edhe në hartimin e raporteve në studime të mëdha e serioze për territorin shqiptar. Veçojmë si tepër me rëndësi studimin për Komisionin Europian, në një program të posaçëm si dhe raportin për TAP. Mund të thoni me pak fjalë apo pjesët që ju mendoni se kanë vlerë të referohemi, sidomos për çarjen në Durrës: çfarë përmban studimi? Çfarë kishit vënë re, çfarë rezultatesh dhatë, në lidhje konkretisht me këto rrudhje/çarje që janë aktivizuar?

Bashkëpunuam me gjeoshkencëtarët e Politeknikumit të Shqipërisë, me laboratorin oqeanografik të Triestes, Itali dhe laboratorin e gjeofizikës së Greqisë, ku në fazën e parë isha përgjegjës i studimit. Grupi i punës formohej nga gjeologë, specialistë të sizmologjisë dhe rrudhjeve, specialistë në fenomenin e rrëshqitjes së territorit dhe mjaft mekanikë. Studiuam mjaft rrudhje/çarje, jo vetëm të zonës ku kalon TAP, jo vetëm për të evidentuar si ndikon në ndërtimet e kësaj vepre, por dhe për shumë rrudhje/çarje të tjera në Shqipëri. Çdo studim u bë me kriteret më të rrepta të mundshme.

Kemi bërë hartografi, vlerësuam çdo rrudhje në veçanti dinamikën që ka dhe sa mund të ndikojnë ato në veprën e planifikuar. Por çfarë themi? Duhet që studimi të ofrohet në planifikimin publik. Si kur bëhet fjalë për vepra më të mëdha, ku kriteret janë ndryshe, për tunele, ura, por edhe për ndërtimet përkatëse, për pallatet e larta, për shembull. Gjithsesi, ne vlerësuam ku ka mundësi që një tërmet të shkaktojë rrëshqitje gurësh, shkëmbinjsh, fenomenin e rrëshqitjes së dheut, që shkakton shumë dëme në një tërmet.

Si studimi për TAP, ashtu dhe kaq studime të kësaj periudhe shumëvjeçare që keni bërë ju me specialistë të aftë shqiptarë, studimi i BE-së për Europën, përfshi Shqipërinë, të gjitha këto te cilat institucione u dorëzuan? Ku u paraqitën?

Kush u informua? Kërkimet shkencore që kryhen fillimisht në laboratorë, në territor, prezantohen në kongrese, shpesh vonojnë të arrijnë në administratë dhe si rrjedhim në shoqëri. Në Greqi, meqenëse kemi shumë eksperiencë, tërmete të mëdha në qendra urbane, si në Selanik, në Athinë 2-3 herë, kemi implementuar një kulturë të caktuar antisizmike, por që na mungon ende për zjarret dhe përmbytjet. Gjithashtu, Greqia ka marrë masat e para antisizmike në vitin 1929, kur u dëmtua Korinthi, ndërsa ka projektuar rregulloren e parë antisizmike në vitin 1959. Kam frikë se niveli i masave në Shqipëri krahasohet me rregulloren e atyre viteve, të 1959- ës së Greqisë.

Por rregullorja e Greqisë, nga 1980-ta e tutje, pas dëmtimit të dy qyteteve të mëdha, Selanik e Athinë, vazhdimisht ndryshon dhe në të reflektohen studimet e reja shkencore…Për pyetjen tuaj se si u perceptuan njohuritë shkencore në Shqipëri dhe si reaguan autoritetet shqiptare apo shërbimet kompetente që të marrin masa të ngjashme, rregullore të tilla, këtë nuk e di…

Profesor, që ta ketë të qartë edhe publiku shqiptar nga zëri i një shkencëtari, Shqipëria, përfundimisht, është një zonë sizmike me ngjyre të kuqe?

Po, plotësisht. Shqipëria përfshihet në zonat me aktivitet të ngjeshur sizmik, sidomos vitet e fundit. Ndaj duhen marrë masa e reagim nga shkencëtarët tuaj, pastaj edhe nga pushteti lokal. Mos prisni vetëm nga politikanët, bazohuni te fuqitë tuaja. Që këtej e tutje, të gjithë këmbëngulni dhe mos e harroni çështjen. Shërbimet kompetente të marrin masa mbrojtëse, të krijojnë sisteme mbrojtëse të posaçme. Por kurrë mos harron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...