E dielë, 22 dhjetor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM
RESHJET
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt.21) dhe (e diel, dt.22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufirit shtetëror në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve, në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C,
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C,
në vendet malore: 7 / 11 °C
ERA
Nesër (e diel, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.