Viti i ri nis me probleme të vjetra, pasi qeveria ende nuk ka mbyllur bilancet e 2019-ës. Është e qartë se tërmeti i 26 nëntorit do të ndikojë në zhvillimin ekonomik kombëtar.
Sipas ekspertëve të fushës, ekonomia do të jetë e brishtë dhe pa pritshmëri të larta. Këtë mendim e kanë jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset në kryeqytet.
Nga ana tjetër, edhe për vitin 2020 tregu i punësimit në Shqipëri do të gjendet mes kontrastesh të forta, ku mijëra të rinj kërkojnë një vend pune dhe ku një numër i lartë kompanish nuk gjejnë burime njerëzore të kualifikuara.
Gjithashtu profesione të reja po lindin në vend, ku pjesa më e madhe është e përqendruar në shkencat kompjuterike.