Gjyqi për vrasjen e Devi Kasmit, GJKKO rithërret dëshmitar taksistin grek

Tuesday, 28 Janar 2020 11:07

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rithërret si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi Kasmit.

Ai është kërkuar nga i akuzuari Eftimios Eftimiu , i cili pretendon se kur hyri në Shqipëri kishte biseduar me taksistin dhe i ka treguar qëllimin pse po vinte. Ndaj procesi gjyqësor tek GJKKO ndaj Efthimios Efthimio, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallari, shtyhet për në datën 11 shkurt.

Gjykata pranon kërkesën edhe për të pandehurin Elton Halipaj, i cili kërkoi tre dëshmitarë, që sipas tij provojnë që ditën e ngjarjes, kur u vra Devi Kasmi, ai ishte duke blerë ilaçe në një farmaci.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një prite të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...