Humbi jetën nga paniku pas tërmetit, arrestohen dy persona

E mërkurë, 29 Janar 2020 08:52

Një 62-vjeçar humb jetën nga paniku për t'i shpëtuar tërmetit në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kompleks pallatesh që po ndërtohet në kodrën e Currilave, ku roja i godinës mendohet të jetë rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme e pallatit gjashtë katësh dhe të ketë rënë në themelet e mbushura nga uji. Menjëherë në vendngjarje jane gjendur zjarrfikësit për të bërë të mundur heqjen e ujit dhe gjithashtu ambulanca me policinë në pritje të mjekëve të ekspertizës. Pasi kanë bërë ekspertizën e kanë deklaruar të vdekur 62 vjeçari me inicialet Th. R.

Për Syri.net bëhet me dije se familjarët e të ndjerit kanë deklaruar se pas tërmetit ata e kanë telefonuar të afërmin e tyre, por telefoni u ka rezultuar i fikur. Pas disa përpjekjesh për t'u lidhur sërish, ata kanë shkuar drejt kantierit të ndërtimit ku bashkëshortja me dy djemtë kanë parë trupin e pajetë. Ata kanë kontaktuar menjëherë organet kompetente për të zbardhur ngjarjen. Familjarët e të ndjerit jetonin në një prej hoteleve të qytetit të Durrësit që pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi banesa e tyre kishte pësuar dëme.

Pas ngjarjes reagoi edhe policia, e cila deklaroi se ka arrestuar dy persona.

 

NJOFTIMI

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. 

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Modifikuar më E mërkurë, 29 Janar 2020 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...