Shqiptarët dolën sërish në rrugë mbrëmjen e shkuar pas një tërmeti të fortë me magnitudë 4.9.
Por kishte edhe një arsye se përse frika e shqiptarëve ishte më e madhe mbrëmjen e shkuar.
Një seri tërmetesh kishin tronditur botën anembanë. Që nga Turqia e deri në Kubë kishte raportime për tërmete. Madje mbrëmjen e shkuar sapo ishin shënuar lëkundje të reja në Irak e Xhamajkë kur goditi tërmeti në Shqipëri.
Por a është kjo diçka e pazakontë apo është fiksimi ynë pas lajmeve për tërmetin?
Dr. Lucy Jones, e njohur si ‘Zonja e Tërmeteve’, për shkak se është ekspertja më e njohur në botë në këtë fushë, thotë se të dhënat tregojnë një trend krejt normal.
Ajo thotë se sipas të dhënave, një tërmet mbi 6 ballë regjistrohet çdo 2.7 ditë. Në ditët e para të janarit, trendi ka qenë thuajse i zakonshëm. “Kështu që jo, nuk shoh ndonjë rritje,” thotë ajo.