Djali në burg për pengmarrjen e Jan Prengës, babai: S’ka shkelur kurrë në resort. 100% i pafajshëm, nëse provohet kërkoj falje publike

Premte, 31 Janar 2020 12:30

Ndriçim Hajri, babai i një prej të arrestuarve në lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajri, ka mohuar kategorikisht akuzat se pas kësaj ngjarje fshihet dhe djali i tij. Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala babai i Elton Hajrit, nga Shijaku, tha se ditën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja i bir ka qenë tek tezja e tij, ndërsa pohoi se për këtë ka dhe dëshmitarë.

Ai tha mes të tjerash se prej 3 vitesh djali i tij nuk punonte më në atë resort (vendi ku thuhet se u mbajt dhe u torturua deri ne vdekje Jan Prenga) dhe se kurrë më ai nuk kishte shkelur atje. Madje babai shprehet se është i bindur 100 % se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shtoi se nëse i konfirmohet e kundërta do kërkojë falje publike.

“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Ne momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe kërkoj falje publike. Djali im ka qenë në shtëpi, tek tezja e vet. Në 17 është ngritur në orën 10 pa 10 nga gjumi. Se ka qenë mirë. Ai ka qenë tek tezja e vet. Pallatin ma ka prishur tërmeti. Ka qenë të tezja e vet, kam dajat e vet që kanë qenë me të. Pamje filmike nuk kam. S’kam komunikuar asnjë fjalë. Djali është i pafajshëm. S’ka hyrë asnjëherë në resort. Është e sigurt 100 %. Kërkoj falje pastaj. Ndihem i frikësuar se jam futur në siklet. Dhe këto që thonë mediat, na mbytën. Juve si media konstatojeni. Nuk i njoh fare familjen e viktimës. Më vjen keq. Shpreh keqardhje. Unë jam në ajër për veten time. Jam në fukarallëkun tim. Pyetni ne Shijak se kush është djali dhe unë.”, tha babai i Elton Hajrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...