‘Brenda dy orësh lirohet, ju jap besën, ktheni pjesën tuaj’, por trupi nuk u kthye! Telefonata nga burgu i Ekuadorit që nxori emrat e porositësve të pengmarrjes

Saturday, 01 February 2020 10:53

Ndërkohë që hetimet për pengmarrjen në Kamzë vazhdojnë, mësohet se vëllai i Jani Prengës, Astrit Prenga, e ka dorëzuar pjesën e mallit që pengmarrësit i kërkonin dhe 700 mijë eurot, por vëllai i tij nuk u dorëzua më as i gjallë dhe as i vdekur, pasi akoma nuk dihet se ku është trupi i tij

Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin, ai u ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës nga Astriti dhe Gëzim Shullani, se do lirohet pengu”.

Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kokainë në Londër, duke e dorëzuar te disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi. Unë nuk e di, shton dëshmitari, se kujt ia dorëzoi vëllai (Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë paund.

Më tej, në dëshminë e Anton Prengës, i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, Anila Hoxha u referohet sërish burimeve të Policisë të angazhuara në hetim. Ditën e hënë, në datën 22 janar, pra, pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut, Ndrek Prenga (që gjendet në burg). Brenda dy orësh mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi se vëllai do lirohet. Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur, dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...