Lufta e minatorëve ilegalë/ Nëntë të vrarë me gurë në Afrikën e Jugut

Diel, 02 February 2020 09:46

Policia e Afrikës Jugore e ka nisur operacionin e kërkimit për vrasësit e nëntë minatorëve ilegalë, të cilët u mbytën përmes goditjeve me gurë në distriktin perëndimor të Johanesburgut.

Trupat e minatorëve nga Lesoto u gjetën në rrugët e lagjes Matholeville, ndërsa një person tjetër, i cili ishte i lënduar rëndë, u dërgua në spital.

Mijëra minatorë ilegalë, të njohur si “zama zamas” punojnë në këtë shtet.

Përleshjet e dhunshme mes grupeve rivale të minatorëve ilegalë janë mjaft të shpeshta.

Policia tashmë i ka arrestuar 87 persona dhe është duke i marrë në pyetje, por autoritetet po mundohen të mbledhin më shumë informata në lidhje me këtë sulm.

“E dënojmë këtë sulm barbar dhe do të sigurohemi që të mos e lëmë asnjë gur pa e lëvizur që t’i bëjmë banorët të ndihen të sigurt”, tha komisioneri rajonal, Elias Aëela, përmes një deklarate.

Ndryshe, Afrika Jugore është njëra prej shteteve me nivelin më të lartë të dhunës në botë. Sipas të dhënave qeveritare, numri mesatar i vrasjeve në ditë vitin e kaluar ishte 58.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...