Shoferi i dehur përpas për vdekje 4 fëmijë të mitur

Diel, 02 February 2020 11:12

Një i ri plotësisht i dehur pas timonit të një furgoni përplasi një grup fëmijësh në një trotuar në rrugët e  Sidneit. 

Për pasojë katër vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë. 

Tre nga viktimat ishin të një familje.  Shoferi 29-vjeçar u akuzua për vrasje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Viktimat ishin të gjithë nën 12 vjeç. I gjithë vendi është në shok: "Dje humba tre fëmijët e mi", tha Daniel Abdallah me lot në TV.

"Nuk më mbetet forcë, gjithçka që dua të them është për ata që drejtojnë një makinë që të jenë të kujdesshëm. Këta fëmijë të pafajshëm ishin duke ecur dhe duke luajtur. Këtë mëngjes u zgjova pa tre fëmijët e mi", shtoi Abdallah.

Antony, 13 vjeç dhe dy motrat e tij Angelina, 12 vjeç dhe Sienna Abdallah, 9 vjeç, vdiqën menjëherë.

Bashkë me ta edhe kushërira e tyre e vogël, 11-vjeçarja Veronique Sakr.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 me kohën lokale, përgjatë rrugës Bettington në Oatlands, afër Parramatta.

Drejtuesi i makinës, 29-vjeçari Samuel Davidson, mbeti i padëmtuar. Ai ju nënshtrua menjëherë testit të alkoolit. Niveli i alkoolit në gjak rezultoi të ishte 3 herë më i lartë se norma e lejuar.

Vrasësi u arrestua dhe gjykatësi nuk lëshoi lirim me kusht. Ai tani do të akuzohet për katër vrasje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...