Disa orë pasi vrau gruan me thikë, është vetëdorëzuar në polici Lulzim Cuku.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në Xhafzotaj të Durrësit.
Viktimë e këtij krimi të rëndë ka mbetur Manjola Cuku
Krimi ka ndodhur vetëm 1 javë pasi Lulzim Cuku kishte ardhur nga Greqia në Shqipëri.
Burime policore kanë bërë me dije se krimi ka ndodhur pas një sherri në familje.
Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën.
Godina 4-katëshe është mbyllur, pasi në banesë jetonte vetëm çifti Cuku, ndërsa dy vëllezërit e autorit jetojnë e punojnë në shtetin grek.
Edhe ceremonia mortore e 33-vje5ares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër.
Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën e shtëpisë.