Protesta e të burgosurve/ Mhillaj kishte kërkuar ndihmë mjeksore, por burgu i Peqinit nuk ka mjekë

Hënë, 03 February 2020 10:33

Ja zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhur në burgun e Peqinit ku një i dënuar përjëtë u gjet i vdekur në qeli.

nga vdekja brenda qelisë së burgut në Peqin e Andon Mëhillajt, i dënuar përjetë për porositjen e disa vrasjeve në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se Mëhillaj qendronte i vetëm në qeli, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërkohë që trupi i tij është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Mëhillaj është ndjerë keq prej dy ditësh, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore e cila nuk i është dhënë nga ana e spitalit, duke marrë parasysh se për transportimin e të burgosurve duhen marrë masa speciale.

Të frikësuar nga lirimet e disa të fortëve, dhe buja që la pas rasti Dajti, drejtuesit e burgut të Peqinit, nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e 44 vjeçarit Mëhillaj. Ndërkohë të njëjta burime bëjnë me dije se në burgun e Peqinit momentalisht nuk ka fare mjekë, ndërkohë që pas vdekjes së tij ka pasur një revoltë nga ana e të burgosurve.

Shumë prej tyre kanë goditur dyert e burgut, dhe janë ankuar për kushtet në të cilat mbahen. Nga ana tjetër familja e Mëhillajt, në qytetin e Vlorës, pretendon se ai është helmuar, në shenjë hakmarrjeje, për krimet për të cilat është akuzuar dhe është gjetur fajtor nga ana e Gjykatës.

Andon Mëhillaj ishte anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, pasi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2014. Më konkretisht Mëhillaj dyshohej se fshihej pas porositjes të disa krimeve të rënda në Vlorë, të gjitha të kryera me tritol, dhe të ekzekutuara nga serial killer Julian Sinanaj, i cili u bë më pas i penduari i drejtësisë.

Mëhillaj, në momentin e dëshmisë në prokurori në vitin 2014, kur dhe u vetëdorëzua në policia, ka dhënë dëshmi të kundërta me Sinanajn dhe anëtarët e tjerë të bandës, që quheshin ndryshe dhe grupi i Tritolit.

Mëhillaj dhe disa të afërm të tij dyshoheshin se kishin qenë porositësit e të gjithë krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj, përveç atentatit me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Në asnjë moment ai nuk dha emrat e personave të tjerë që kishin porositur krimet duke marrë një dënim maksimal, siç ishte ai me burg përjetë.

“Do të isha vetëdorëzuar më parë, por doja që më parë të siguroja familjen time, bashkëshorten dhe dy fëmijët, pesë dhe një vjeç e gjysmë. Nuk mund të lija familjen rrugëve dhe nën kërcënime të mundshme, për shkak të akuzave që janë ngritur me pa të drejtë ndaj meje, si nga Sinanaj, ashtu edhe nga grupi hetimor.

Gjithashtu, shumë gjëra mendoj se më pas janë fryrë edhe nga mediat. Tashmë që sigurova familjen, jam i qetë dhe i gatshëm t’i dorëzohem dhe përgjigjem prokurorisë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj meje me pa të drejtë, duke vënë në rrezik jetën time dhe të familjes time”, deklaronte Mëhillaj në momentet e vetëdorëzimit në Polici, ndërsa rrëfente dhe njohjen me  Sinanajn.

“Me Sinanaj kam pasur mosmarrëveshje për disa gjëra, madje isha kërcënuar prej tij, por kishim një kohë të gjatë që nuk flisnim dhe nuk e di se cili ka qenë shkaku që ai më implikon me këto akuza të pabaza”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...