“Ju jap besën se do ta liroj”, zbardhet biseda mes porositësit të rrëmbimit të Jan Prengës dhe vëllait të tij. Si dështoi fjala e dhënë

Hënë, 03 February 2020 12:06

Të tjera detaje dalin në dritë nga pengmarrja dhe më pas vrasja e Jan Prengës.urdhëruesi i pengmarrjess, Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në një burg në Ekuador, i premtoi familjes që do ta lironte pengun nëse atij i kthehej sasia e kokainës që i kishte marrë vëllai i Jan Prengës, Astriti, madje i kishte dhënë atyre edhe besën.

“Unë e di si janë ndarë gjërat. Por unë ju jap juve besën, Astrit të kthejë drogën, dhe pengu do të lirohet.”, kjo ka qenë besa që i ka dhënë Dritan Rexhepi, vëllait të pengut, Ndreke Prengës.Pasi kishin biseduar disa herë në telefon dhe pasi familja i vuri kusht, Astrit Prenga i kishte kthyer Rexhepit një pjesë të kokainës që kishte marrë dhe një sasi prej 700 eurosh. Pavarësisht fjalës së dhënë, gazetarja tregon se Dritan Rexhepi pasi kishte kontaktuara me Ndrekë Prengën, i kishte komunikuar atij se diçka nuk kishte shkuar sipas fjalës së tij.

“Astriti kthimin e drogës e bëri tek disa persona nga Polonia. 150 kg kokainë dhe 700 mijë euro. Ndrekë Prenga i telefonoi Dritan Rexhepit dhe i kërkoi se pse nuk është liruar pengu. Pasi e telefonoi Rexhepi, ky i fundit thotë se; Ata më kanë lëvizur nga fjala. Por duke qenë se të kam dhënë besën, po të jap emrat e atyre që e kanë marrë peng vëllain tënd”,

49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...