Nuk ndalet lufta e klaneve të drogës, një tjetër atentat në zonën ‘shqiptare’

Hënë, 03 February 2020 12:20

Nuk ka të ndalur lufta e përgjakshme midis klaneve të drogës në Romë, me një tjetër atentat të kryer në mbrëmjen e së premtes. Prokuroria dhe hetuesit nuk kanë dyshime që bëhet fjalë për një gjurmë gjaku që lidh atentatet të cilët prej një viti mbajnë në terror kryeqytetin italian.

Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit 44-vjeçar Gentian Kasa poshtë shtëpisë ku jeton gruaja e tij, një tjetër krim, këtë herë në Tiburtino, bastion droge në lagjen San Basilio.

Viktima e radhës është 54-vjeçari Luciano L., i njohur me nofkën “Cipolla” (qepa), pa precedentë për drogë, por i dënuar më parë për vjedhje. Ai ishte duke shëtitur me gruan në rrugën Treja kur një person i paidentifikuar shtiu drejt tij me pistoletë, duke e plagosur në gju e në dorë.

Askush nuk njoftoi policinë apo urgjencën, i plagosuri u transportua në spital nga gruaja. Vendi i krimit u rrethua nga policia me një ditë vonesë, pasi u njoftua për të plagosurin nga spitali Sandro Pertini.

Hetuesit po ndjekin disa pista për ngjarjen. Lagjja ku ndodhi incidenti është në periferi në juglindje të Romës, ku trafiku i drogës drejtohet nga klani Marando i ‘ndranghetas bashkë me mafien shqiptare.

Modifikuar më Hënë, 03 February 2020 12:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...