Vrau turistët anglezë në Greqi dhe u arratis nga burgu, zbulohen detajet. Kush është vlonjati i rrezikshëm që u arrestua sot

Tuesday, 04 February 2020 11:21

Zbulohen detaje per vlonjatin e prangosur sot nga policia, per llogari te drejtesise greke. “Panorama” meson se 47-vjecari qe u arrestua me nje sere akuzash eshte, nga vrasja, te trafiku i droges, eshte Bardhosh Mino. 

Ai akuzohet ne Greqi per vrasjen e dy turisteve angleze ne afersi te Patres ne vitin 1998.

Per kete ngjarje ai eshte denuar me  burgim te perjetshem. Nderkohe qe akuzohet edhe trafik te lendeve narkotike, veper penale per te cilen eshte denuar me 6 vjet burg nga gjykata e Kretes ne Greqi.

Mbi Bardhosh Minaj rendon edhe akuza per arratisje nga burgu ne Greqi kur vuante denimin per vrasjen e dy turisteve angleze.

Policia ne informacionin per arrestimin e tij beri me dije se mbi te rendojne akuzat per “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

NJOFTIMI 

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...