Dhanë 1 mijë euro secili, durrsaku kapet mat në unazën e Gramshit. Policia kishte informacione se …

E mërkurë, 05 February 2020 10:42

Policia e Elbasanit ka arrestuar ne flagrance nje 44 vjecar nga Durres, pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 440 deri në 1000 euro për person. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të transportuesit.

Ne pranga u vu shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në unazën e qytetit të Gramshit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 9 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

“Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 440-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës”- njofton policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...