“Vumë fëmijët në gjumë’’, Lulzim Cuku rrëfen momentet e vrasjes: Mora thikën e bukës dhe… ja pse e kyça në tualet

E Enjte, 06 February 2020 13:07

Lulzim Cuku ka rrëfyer më detajisht në sallën e Gjykatës së Durrësit momentet  e vrasjes së bashkëshortes së tij më 1 shkurt në banesën e vet në Xhafzotaj.

Ai shprehet se pasi vunë në gjumë tre fëmijët e tyre në orën 21:00, shkuan në dhomën e gjumit ku dhe debatuan.

Më pas ai mori thikën e bukës dhe e ccoi bashkëshorten në banjë ku e vrau. Cuku sqaron se e kyçi në banjë pasi mendoi për fëmijët e tij që do e shihnin nënën e tyre të vdekur dhe të mbytur në gjak. Më pas Cuku shprehet se ka marrë makinën dhe ka ikur në Dibër ku ka bërë dhe një aksidet pasi përplasi një makinë të rastit. Ai shpreh pendimin në sallën e gjyqit për aktin që kreu.

PJESË NGA FJALA NË SEANCËN GJYQËSORE

Gjyqtari Petraq Curri: I pandehur çfarë ndodhi atë natë?

Lulzim Cuku: Vumë fëmijët në gjumë nga ora nëntë. Ne u zumë në dhomën e gjumit fjalë pas fjale. Pastaj vajta në kuzhinë e mora thikën e bukës. E çova në banjë.

Gjyqtari Petraq Curri: Çfarë ndodhi në banjë? Pse e kycce nga jashtë? A mendove për tre fëmijët?

Lulzim Cuku: Në banjë e qëllova. Më thoshte s’ke punë me shtëpinë. Më thoshte do të të marr shtëpinë. Mendoja për fëmijët.

Gjyqtari Petraq Curri: Çfarë mendove për fëmijët? Pse e le gruan brenda në banjë të kyçur nga jashtë?

Lulzim Cuku: E lashë që të mos e shikonin fëmijët se do trembeshin.

Gjyqtari Petraq Curri: Pse e le gruan të kyccur, ajo skishte mundësi të dilte e të kërkonte ndihmë.

Lulzim Cuku: Jo, jo e kyça vetëm të mos e shihnin fëmijët se trembeshin.

Gjyqtari Petraq Curri: Çfarë bëre më pas?

Lulzim Cuku: Ika lashë fëmijët në gjumë. Mora makinën dhe ika u nisa për në fshat por rrugës kam përplasur makinën dhe kam ikur me makina të rastit në Dibër.

Gjyqtari Petraq Curri: Po kur fëmijët e gjetën nënën e tyre të larë në gjak, e mendove këtë?

Lulzim Cuku: E mendova ta kyçja banjën që të mos e shihnin fëmijët.

Gjyqtari Petraq Curri: Çfarë bëhet me fëmijët tani e mendon këtë?

Lulzim Curri: Unë mora në qafë atë e mora në qafë edhe veten time.

Gjyqtari Petraq Curri: A ke gjë tjetër për të na thënë?

Lulzim Cuku: Jam I mallkuar nga zoti që kam bërë këtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...