Tritol shtëpisë së ish-basketbollistit, çfarë po hetohet...

Premte, 07 February 2020 08:51

Policia ka nisur hetimet pas shperthimit te tritolit ne  lagjen “Qafë Hardhi” në Shkodër, në orët e para të mëngjesit te djeshem, e konkretisht ne banesën e shtetasit Nikolin Arra, ish-basketbollist i Vllaznisë dhe po ashtu, ish-punonjës i Tatimeve në Shkodër. 

Në momentin e shpërthimit të tritolit, brenda shtëpisë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të kësaj familjeje, sepse të gjithë momentalisht janë jashtë Shqipërisë, në Amerikë dhe Irlandë.

Ish-basketbollisti është në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit të datës 6 shkurt, ndërsa tritoli që ka shpërthyer ka qenë i telekomanduar. Në vendngjarje janë gjetur disa copa të celularit që ka bërë të mundur shpërthimin. Sasia e tritolit, të paktën nga dëmi që ka shkaktuar, duket e konsiderueshme.

Banesa ka pësuar dëme relativisht të mëdha nga ky shpërthim i fuqishëm. Ajo lagje është e banuar nga shumë shtëpi, të cilat janë afër njëra tjetrës dhe shpërthimi ka shqetësuar ndjeshëm sepse pothuajse të gjithë e kanë dëgjuar.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të ndodhur, por ka dyshime se është një mesazh për ish-basketbollistin e Vllaznisë Arra, lidhur me kohën kur ai ka qenë punonjës i Tatimeve në Drejtorinë Rajonale në Shkodër.

Disa kohë më parë, Arra ka pasur edhe një proces gjyqësor, i dyshuar fillimisht për korrupsion, por pas afro një viti të gjyqeve ka marrë pafajësinë, bashkë me inspektorët e tjerë që kanë qenë të dyshuar.

Policia ende nuk ka arritur që të identifikojë autorët e vendosjes së tritolit në këtë banesë. Ndërkohë, shumë afër vendit të ngjarjes është shtëpia e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka.

Në fakt, ky i fundit, sipas Policisë nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje sepse tritoli është vendosur në një banesë tjetër, por duke qenë se shtëpia e tij është afër me vendin ku ndodhi ngjarja, një patrullë Policie ka qëndruar aty deri në orët e para të mëngjesit, kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...