Anglezi i parë me koronavirus, ambasadori kinez: 'Situata është ekzagjeruar'

Premte, 07 February 2020 10:35

Britaniku i parë, që është gjithashtu personi i tretë në Mbretërinë e Bashkuar i identifikuar me koronavirus, u konfirmua të enjten, pas kthimit nga Singapori javën e kaluar.

Burri, i besuar të jetë rreth 40-50 vjeç, u çua me nxitim në spital të dielën e kaluar, pasi shfaqi simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Biznesmeni do të qëndrojë në karantinë për dy javë, në sektorin e sëmundjeve infektive të spitalit Guy’s Hospital, Londër.

Dy personat e parë në Mbretërinë e Bashkuar të diagnostifikuar me koronavirus janë një student kinez i University of York dhe e ëma. Ata ndodhen gjithashtu në karantinë.

Epidemia ka marrë deri më tani 630 jetë dhe ka infektuar më shumë se 28,000 njerëz në 28 shtete dhe territore përreth botës. 99% e rasteve janë zbuluar në Kinë.

Dyshohet se virusi është shpërndarë në masa më të mëdha se sa dihet.

Downing Street ka publikuar këshilla udhëtimi, ku i kërkon britanikëve që kthehen nga Azia të telefonojnë NHS 111, numrin e emergjencës për problemet shëndetësore, nëse ndihen sado pak të sëmurë.

Ambasadori kinez në Britani kritikoi Zyrën e Jashtme për këshillimin e kthimit të 30,000 qytetarëve dhe i kërkoi qeverisë të marrë udhëzime zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Në një konferencë për shtyp, Liu Xiaoming tha: “ Nuk duhet të ketë panik. Ne i këshillojmë britanikët të marrin udhëzime zyrtare nga WHO. Gjendja po ekzagjerohet. Jeta në pjesën më të madhe të Kinës po ecën me ritme normale, kështu që shpresoj që qeveria britanike të marrë vendime objektive. Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin dhe jo të zvogëlojmë përpjektjet e tjetrit. ”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...