Në ‘skanerin’ e OFL-së, kush janë 3 të ‘fortët’ që iu sekuestrohen makinat e blinduara

Saturday, 08 February 2020 10:40

Teksa janë vendosur në ‘skanerin’ e Operacionit të Forcës së Ligjit për hetimin e pasurive të tyre, 3 të ‘fortëve’, personazhe të njohura, iu janë sekuestruar makinat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për automjetet e Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
Durim Bamit, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...