Pas Britanisë stuhia `Ciara` alarmon Francën, mbyllet kulla Eifel kurse në Gjermani pezullohen trenat

Hënë, 10 February 2020 10:35

Stuhia dimërore e pagëzuar me emrin femëror  `Ciara` e cila tashmë ka pushtuar  veriun e Europës, ka alarmuar edhe vendet e tjera më në thellësi të kontinentit. Kështu Franca ka vendosur mbylljen e kullës Eifel në Francë.

”Si pasojë e erërave të forta dhe si masë sigurie, kulla Eifel është e mbyllur momentalisht” ka njoftuar kompania që menaxhon monumentin simbol të Parisit.

Probleme të mëdha po shfaqen edhe në Gjermani ku autoritetet kanë njoftuar pezullimin e trenave që bëjnë udhëtime të gjata ndërshtetërore. Nga kjo stuhi është goditur Britania ku era ka arritur shpejtësinë 130 km/orë, ndërsa ka pasur edhe reshje të forta shiu.

Nga kjo, në Britani janë pezulluar fluturimet ndërsa këshillohet që të bëhet kujdes me lëvizjet. Deri më tani  ka pasur disa të dëmtuar dhe dëme materiale por fatmirësisht pa viktima. Ajo që është prekur më së shumti deri tani është Skocia ku janë shënuar përmbytje e ndërprerje energjie elektrike. Sipas meteorologëve kjo situata parashikohet të jetë e tillë deri ditën e martë.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."