Sherre, vrasje dhe qeli të mbipopulluara: Brenda ‘ferrit’ ku humbi jetën Mentor Rexha

Hënë, 10 February 2020 14:20

Mentor Rexha, 36 vjeçari shqiptar nga Shkodra u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Poemeur në Lorient të Francës.

Autoritetet thanë se ai kishte kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët hedhin poshtë këtë version duke publikuar edhe foto nga trupi i tij, në të cilin duken qartë shenja dhune.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët humbasin jetën në burgjet franceze, të cilat kanë patur të njëjtin version: Vetëvrasjen!

Situata në disa prej burgjeve franceze është mjaft e rëndë. Kjo konfirmohet edhe nga Sindikata e Burgjeve në Francë, e cila ka njoftuar për një protestë ditën e nesërme me argumentin se gjendja në burgje ka kaluar çdo limit dhe se të burgosurit futen nga tre katër persona në qëli të planifikuar për tek person, raporton abcnews.al.

Sipas tyre, burgjet janë të mbipopulluara dhe kjo sjell zënka të përditshme mes të burgosurve ku nuk mungojnë edhe vrasjet.

Ndër të tjera situata përshkruhet si e paprecedentë duke theksuar se aktualisht në qendrën ku humbi jetën Mentor Rexha mbahen të burgosur 367 persona, shifër e konfirmuar kjo zyrtarisht në datën 7 shkurt të këtij viti, në një kohë që teorikisht qendra duhet të presë vetëm 227 persona.

37 të burgosur në këtë qendër flenë duke vendosur dyshekët në tokë.

Lexo edhe: Vdekja e shqiptarit në burg të Francës, flasin familjarët: Ambasadori na tha nuk kemi çfarë të bëjmë

Në denoncimin e sindikatës, të publikuar dhe nga uebsajti francez “Le Telegramme”, theksohet se të dënuarve u ndalohet të komunikojnë, nuk kanë privatësi, ka zënka të dhunshme mes tyre, pasiguri e përgjithshme dhe një përshkallëzim të tensioneve të brendshme, shkruan abcnews.al.

Në qendër të shqetësimeve të sindikatës është siguria e personelit duke thënë se kushtet e punës janë përkeqësuar ndjeshëm.

Madje për në datën 11 shkurt është parashikuar dhe një protestë e stafit para kësaj qendre burgimi.

Edhe drejtoresha e qendrës Katell Peton, e re në këtë post, ka pranuar se dy javët e fundit kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm, dhe se mesatarja e prurjeve të reja është 50.

Në janar të këtij viti kanë qenë 86 të burgosurit e rinj të vendosur në këtë qendër. Ajo pranoi se tensioni është shumë i lartë dhe mes stafit e personelit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...