Policia i kërkon pasurinë, avokati i Shullazit: Show, ia kanë sekuestruar më parë

Tuesday, 11 February 2020 13:21

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, ka reaguar pas kërkesës që Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i bëri klientit të tij për të bërë deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.

Avokati Meçe e cilëson një ‘show’ aksionin e OFL, duke u shprehur se klienti i tij e ka kaluar pasurinë në sitën e ligjit ‘Anti-Mafia’ dhe nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

Deklarata e avokatit Vladimir Meçe:

U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite....Sipas meje eshte nje ‘show’, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem....

Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.

Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.

OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!

Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...