Tre shtetas shqiptarë që banojnë në Itali u arrestuan, si autorë të dyshuar të një seri vjedhjesh, që ndodhën midis janarit dhe vjeshtës së vitit 2019 në shtëpitë e zonës së Malcantone.
Mediat italiane shkruajnë se autorë përgjegjës për këto vjedhje janë tre shqiptarët 29, 31 dhe 38-vjeçar. Të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë.
Hetimet e mëparshme të policisë italiane më parë kishin bërë të mundur që anëtarët e bandës të identifikoheshin dhe për këtë arsye pas urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori Ticino u sollën para drejtësisë.
Operacioni për arrestimin e bandës së shqiptarëve nisi në fundin e vitit 2019, në Itali dhe Hungari.
Të tre ndërkohë janë ekstraduar dhe tani janë në paraburgim në Ticino.
Akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët janë për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rënda kryer në bashkëpunim dhe tregtia e sendeve të vjedhura”.