Dy të burgosur po testohen për coronavirus në Oxfordshire.
Burrat janë të burgosur në HMP Bullingdon, afër Bicester dhe po mbahen në izolim në qelitë e tyre.
Si pasojë, është kufizuar qasja në anën ku janë të burgosurit.
Burgu, sipas Sky News, i cili ka një kapacitet për 1111 të burgosur, mbetet operacional dhe autoritetet e Shëndetit Publik në Angli janë në vend duke ndihmuar për të menaxhuar situatën.
Tetë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar se kanë coronavirus, me katër testimet e fundit të bëra që dolën pozitive të hënën.
Autoritet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë.
Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine.