Zbardhet përplasja e armatosur në Shkodër

E Enjte, 13 February 2020 10:02

Zbardhet përplasja me armë, e ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Të dhënat nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qenë një konflik i çastit, por dy të rinjtë e shpallur në kërkim nga policia i kanë ngritur pritë 32-vjeçarit Taulant Ahmeti.

Burimet flasin për një tentative të mirëfilltë vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti, pasi këtij të fundit i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti, në drejtim të tij ka shkuar i armatosur shtetasi Gledis Ustabeqiri, 23 vjeç, i shoqeruar nga Hygert Muçaj, 32 vjeç.

Taulant Ahmeti e ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyrë dhe Hygert Muçaj, i cili ka qëlluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Agresorët, pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje iu është përgjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka gjuajtur tre herë, por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Më pas janë larguar me mjetin e tyre Benz fouristradë ML me targa AA 250 VH.

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre, ndersa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lënë i lirë. Ai ka refuzuar të flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin, madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë qëlluar pasi kanë pasur kapele dhe syze.

Ngjarja e regjistruar një ditë më parë në qendër të Shkodrës, pason atë të pak ditëve më parë në rrugën kole Idromeno, ku armët jane kthyer në modë në Shkodër, ndërkohë që pasiguria sa vjen dhe rritet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...