Spitalet në Britani janë urdhëruar të vendosin kabina izolimi kundër koronavirusit në parkingje për të mbajtur njerëzit e infektuar.
Një nga spitalet e para në vend që e bëri këtë është spitali Royal Sussex County Hospital në Brajton, ku u konfirmuan rastet e para të virusit në Britani.
Arsyeja e krijimit të këtyre kabinave është t ë mbajnë njerëzit e infektuar me koronavirus larg personave më të dobët fizikisht dhe që janë më të prirur të kenë pasoja fatale nga infektimi.
Kabinat do të sigurohen nga çdo spital në Mbretërinë e Bashkuar.
Brajtoni është qendra e përhapjes së virusit në Britani, ku ndodhet dhe personi që infektoi rastet e tjera.
Zyrtarët e shëndetit janë shumë të shqetësuar për përhapjen në masë.
Sapo personi futet në kabinë, ai mund të telefonojë një skuadër speciale përgjigjie, e cila mbërrin në vendngjarje dhe kontrollon pacientin. Skuadra gjithashtu merr informacion për udhëtimet e individit dhe mundësinë e tij për tu infektuar.
Organizata botërore e shëndetit u shpreh se edhe pse numri i rasteve të konfirmuar në Kinë është stabilizuar për momentin, mbetet një kërcënim.
Ndërkohë, në Brajton, nxënësve u është thënë që mund të qëndrojnë në shtëpi, pas shqetësimit të prindërve.