“Nuk janë helmuar nga gazi”, daja i fëmijëve hedh poshtë deklaratat për tragjedinë në Bulqizë

Saturday, 15 February 2020 12:02

Të tjera dëshmi vijnë nga tragjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët. Gazetari Enver Doçi ka mundur të flasë me dajën e fëmijëve, vëllain e Rajmondës, dhe në dëshminë për “BalkanWeb” ai thotë se ka qenë i pari që ka hyrë brenda banesës ku ka konstatuar vdekjen e motrës, mbesës Rudinës 18 vjeçe dhe nipit Fatjonit, 14 vjec

Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, ai hedh poshtë aludimet se ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar, shkruan “BalkanWeb”.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.

Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë.
“Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai, raporton “BalkanWeb”.

 

I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.
Vajza e mitur e familjes ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familja Tolaj jetonte në kushte jo të mira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...