Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.
Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca të shumta policia ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar.
Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autorëve të vendosjes së kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i klubit shkodran, por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.
Edhe me përpara trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë.