Një sasi tritoli është vendosur në makinën e administratorit të Vllaznisë, ish-futbollistit Suad Lici.
Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm nga vetë Lici, i cili ka parë diçka të dyshimtë poshtë makinës së tij.
Menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.
Në vendngjarje ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila është interesuar për situatën.
Makina e Licit një ‘Benz’, ishte parkuar pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’.