SPAK shpalli mos - kompetencë, Gjykata e Shkodrës e rrethuar me policë, cakton masën për anëtarët e grupit Bajri

E mërkurë, 19 February 2020 14:12

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në këtë qytet pasi SPAK shpalli mos-kompetencë, ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.

Kështu Gjykata vendosi “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.

Po ashtu, mësohet se Gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Jonida Murati, e dashura e Safet Bajrit e cila nuk jetonte në Shkodër, por që paguhej si mjeke në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në Spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur që të dëgojë dosjen për grupin Bajri në prokurorinë e Shkodrës, duke shpallur moskompetencën e SPAK për këtë çështje.

Modifikuar më E mërkurë, 19 February 2020 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...