E rëndë/ Studenti shqiptar ndërron jetë në Itali

Premte, 21 February 2020 10:36

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas shqetësimeve që kishte ndjerë në orët e mësimit.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Osvaldo Kenga, 19-vjeç, banues në San Vito Lo Capo ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.

Ai ndodhej në klasë kur ndjeu shqetësimet e para, ku më pas u transportua në urgjencën e Trapani, ku më pas iu bashkuan familjarët e tij. Ai u tha mjekëve:

“Kam dhimbje në kokë, fyt dhe qafë”.

Raportohet se 19-vjeçari i ishte nënshtruar disa kontrolleve, por befas pati një atak kardiak, duke ndërruar jetë menjëherë.

Prokurori i Trapani ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar një autopsi të të riut. Trupi tani është në morgun e spitalit Sant’Antonio Abate. Pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij, që e quanin Aldo kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vdekje kaq të papritur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...