Vetëvrasja në burgu, rrëfimi: Ma vranë vëllain për 12 mijë lekë të vjetra

Saturday, 22 February 2020 11:28

Bilbil Hasani i dha fund jetës mëngjesin e djeshëm në burgu 313 në Tiranë, ku ndodhej i arrestuar për vetëm 12 mijë lekë të vjetra.

Prej muajsh ai ndodhej në qeli, ndërsa mësohet se vuante prej vitesh nga problemet mendore.

Këtë fakt e ka bërë publik vëllai i Bilbilit, Raimond Hasani.

Ai ka treguar se Gjykata e Tiranës e ka neglizhuar totalisht gjendjen shëndetësore të 43-vjeçarit, që sipas familjarëve vuante prej 18 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

Hasani shprehet se vëllai i tij ka qenë me kartel, dhe se futja në izolim bëri që kushtet e tij mendore të përkeqësoheshin.

Një tjetër skandal lidhur me rastin, ka qenë dhe fakti se familja nuk është lajmëruar nga zyrtarët e burgjeve, dhe lajmi është mësuar vetëm kur nusja e Bilbilit, kishte shkuar drejt qelisë për ta takuar.

‘Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore, që nga viti 2002, nuk ka qenë burgu institucioni përkatës për ta mbajtur.

Ka qenë nusja e tij dje që do ta takonte, dhe vetëm kur ka shkuar në burg e kanë njoftuar për aktin që ai kishte kryer, ngjarja kishte ndodhur që prej orës 02:00 të natës, nuk na ka dhënë njeri asnjë shkresë. Nuk na kanë lajmëruar fare për atë që kishte ndodhur, po sikur ne mos të kishim shkuar në takim?

Ka pasur shenja të depresionit që i janë shtuar në momentin e izolimit. Avokati e ka marrë lajmin rreth orës 11:00 nga mediat, dhe nuk e ka lajmëruar askush zyrtarisht.

Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël, aty i kanë nisur problemet e para me shëndetin mendor, për shkak të jetës së vështirë që ka kaluar. Ka qenë me kemp, shkonte herë pas herë në Greqi, punonte në bujqësi, dhe e ndihmonin herë pas here të afërmit tanë.

Edhe banesën e kanë bërë me borxhe, djali më i madh është 13 vjeç, vajzat 10 vjeç dhe 8, dhe djali i vogël 4 vjeç. Fajtore sipas meje për vetëvrasjen e vëllait tim është Gjykata, dhe më pas institucioni i burgut, na kanë shkatërruar plotësisht me të madh dhe të vogël.

Duhet të ndiqen të gjithë ata që kanë dhënë vendimin për vëllain tim, si mund të japë gjykata një vendim të arrestit me burg, për një të sëmurë me kartel që prej 16 vitesh?’, shprehet Hasani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...