Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.