Njoftohet se për revoltën që ka shpërthyer në Unazën e Re, jo vetëm prej banorëve që do t’u shemben banesat, por edhe nga qytetarët e Tiranës që duhet ta kalojnë nëpër këtë segment të bllokuar për të shkuar në punë dhe dërguar fëmijët në shkollë. Thelbi i debatit është pse bashkia e Tiranës dhe IKMT-ja nuk i kanë njoftuar për këtë pengesë që do t’u krijonin sot.
Qindra qytetarë janë parë të nervozuar me forcat e Policisë duke debatuar për bllokimin e autobusëve ndërsa shihet më pas që hyjnë nëpër rrugicapër të kaluar, pasi Policia nuk i lejon të kalojnë pranë fadromave.
Po ashtu, drejtues me makina janë acaruar dhe janë detyruar të largohen në kahe të tjera.
Ndërkohë, banorët që po humbin shtëpitë dhe banesat, janë shprehur se nuk kanë asgjë me forcat e Policisë dhe nuk kanë ndërmend të ngrenë dorë kundër tyre, sepse ata janë në detyrë, por shprehën zemërim ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama që nuk u japin vendimin për shembjen e pronave të tyre. Ata kanë pranë Klevis Balliun, ish-deputetin e PD, që i mbështeti që në fillim të protestës.