Shpërthimi i koronavirusit në Greqi ka vene ne alarm popullsine, nderkohe qe numri i rasteve te konfirmuara tashme ka mberritur ne 32.
Sipas “Protothemes” rasti i fundit eshte ai i nje gruaje 32 vjecare ne Selanik, e cila kishte udhetuar se fundmi ne Itali.
“Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi,” tha Sotiris Tsiodras, profesori i semundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin.
Sipas tij, numri i pacienteve qe jane te prekur e qe nuk shfaqin simptoma eshte i larte dhe shifra ne total pritet te rritet, duke bere edhe kalimin ne faza te tjera te semundjes.
Ai ka thene se ne kushtet e nje perhapjeje te tille te virusit masat kryesore mbeten higjiena personale dhe kujdesi i madh per te moshurit apo paciente qe kane te tjera patologji.
Sipas tij mund te kemi numer shume me te madh te prekurisht, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit.