Zetori përplaset me një makinë, plagoset çifti

Tuesday, 10 Mars 2020 11:09

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Korçës.

Burrë e grua që po udhëtonin me një zetor kanë mbetur të plagosur, për shkak se mjeti bujqësor ka dalë jashtë rruge.

Mësohet se bashkëshortët kanë plagë të lehta.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij.