Detaje të rënda, në dhomën e viktimës në Durrës hynë mjekë, infermierë e pacientë, priten 30 analiza nga ISHP

E mërkurë, 11 Mars 2020 13:20

Është shënuar këtë mesditë viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërroi jetë në spitalin e Durrësit 73-vjeçarja e prekur me COVID-19, por që vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.
Ky është një ndër rastet më të rënda në Shqipëri, pasi e moshuara ndodhej prej shtatë ditësh në spital dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi. Por, ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.
Në një lidhje telefonike për “News24”, gazetarja Klodjana Haxhiaj tha se pacientja ka qëndruar për disa ditë e paizoluar në spital, duke pasur kontakte direkte me personelin mjekësor, por edhe me pacientë të tjerë, të shtruar në dhomën e saj.
Deri më tani, janë marrë mostrat e 30 mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit, ku po iu kryhet analiza për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...